
Bedri Hamza poston videon e radhës: Pensionet bazike do t’i rris për 70%
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të një pensionisti, i cili ankohet se me të po e ka problem t’i blej edhe gjërat esenciale për vete.
“Çmimet janë rrit gjithkah. Barnat, ushqimet, krejt, u bë e pamundur me mbyll muajin me këtë pension”, ka thënë pensionisti.
Ndërsa, Hamza ka thënë se asnjë i moshuar nuk duhet të jetojë me frikën se nuk do ta ketë përkrahjen e shtetit.
“Pensionet bazike do t’i rris për 70%. Pensionistët kanë punuar shumë gjithë jetën e tyre dhe tash është koha që ne të punojmë për ta”, ka premtuar Hamza.