Bedri Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit

Bedri Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, sonte ka përuruar objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja.

“Sonte e rihapëm derën e Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit, objekt krejtësisht i rinovuar, ku njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja. Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve. Mitrovica ju pret #mamirë e krahëhapur!”, ka shkruar Hamza.

Share This