Bedri Hamza nga Italia: Do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë
Në Padova, nën organizimin e kryetarit të degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqit, i cili njëherit është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, ka organizuar një takim të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës me strukturat dhe anëtarë e simpatizant të PDK-së në mërgatë.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka takuar bashkatdhetarët në Itali, ku ka vlerësuar kontributin që diaspora ka dhënë e jep për Kosovën.
Hamza nga Padova ka premtuar se do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, dhe shton se bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore.
Postimi i tij:
Pas konventës, erdha në Itali t’i takoj bashkatdhetarët tanë. Kontributi që diaspora jonë jep për Kosovën është jashtëzakonisht i madh. Unë do të krijoj mundësi të qëndrueshme për investimet e diasporës në Kosovë, duke ofruar mbështetje të veçantë përmes granteve investive.
Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo që i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim në periudha të caktuara kohore. Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në këto katër vjetët e fundit. Kosova mundet ma mirë!