Bedri Hamza: Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime
Në një tubim të madh në Suharekë, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka prezantuar vizionin e tij për një Kosovë me zhvillim të përshpejtuar dhe me barrë më të lehtë tatimore.
Duke u drejtuar qindra qytetarëve të pranishëm, Hamza ka garantuar zgjidhje konkrete për sfidat kryesore të vendit, duke vënë theksin te përmirësimi i jetës së përditshme për çdo qytetar. Ai ka premtuar se programi i tij politik përfshin shëndetësi të përmirësuar, arsim të standardeve moderne dhe rritje të të ardhurave për të gjithë.
Postimi i plotë:
Një tubim me plot entuziazëm në Suharekë. Me plot energji dhe shpresë për Kosovën që mundet ma mirë.
Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime!
Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.