Bedri Hamza “dridh” Stuttgardin
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza ka vazhduar turin e vizitave në mërgatë.
Ai sot është pritur nga mijëra mbështetës e simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës në Felbach të Baden-Württdemberg. Salla e këtij qyteti ishte e vogël për t’i zënë mbi 1200 qytetar të cilët kishin ardhë për ta dëgjuar progamin e paraqitur para tyre të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Hamza shoqërohej nga kryetari i komisionit për mërgatë në PDK, deputeti Elmi Reçica, pastaj nga kandidatët për deputet nga diaspora Isak Neziri e Patriot Krasniqi si dhe shumë përfaqësues politik në mërgatë si dhe në Kosovë.
Ky tubim madhështor u organizua nga dega e PDK-së në Baden-Württdemberg me kryetar Shahin Dervishaj.