BE përshendet ngritjen aktakuzës për sulmin në Banjskë
Bashkimi Evropian ka përshëndetur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano konfirmoi se për masat eventuale për shkak të kësaj ngjare do të mendohet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
“Ne kemi thënë qysh atëbotë, në shtator të vitit të kaluar se ky sulm përbënte një përshkallëzim të qartë dhe të paprecedentë. Dhe se do të ketë pasoja. Pra, kur gjykata në Kosovë të vendosë se kush është fajtor, kush është përgjegjës apo i pafajshëm, atëherë do të jetë koha për të marrë pasoja. Sigurisht se ne kemi një spektër të gjerë instrumentesh që mund t’i përdorim në konsultim me shtetet anëtare. Tani filluan procedurat gjyqësore. Është shumë e rëndësishme që hetimi është përfunduar nga prokuroria e Kosovës. Dhe tani gjykata duhet të vërtetojë nëse konkluzionet e këtij hetimi janë të kënaqshme dhe të shpallë një aktgjykim. Pra, ne do të vëzhgojmë këto procedura në vazhdim dhe presim që të gjithë të bashkëpunojnë në masën e nevojshme”, deklaroi Stano.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian përsëriti pritjet e Bruselit që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetime dhe procedurat tjera përkatëse.
“Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë, i njohur dhe është përsëritur në disa raste që nga dita tragjike e 24 të shtatorit të vitit të kaluar. Dhe pritjet tona janë që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e këtij sulmi dhe nëse është e nevojshme, të bashkëpunojë edhe t’i ballafaqoj përgjegjesit. Dhe kjo është pritshmëria e Bashkimit Evropian. Kjo është pritshmëria që ende qëndron dhe vazhdon. Dhe kjo është diçka që ne po ua përcjellim vazhdimisht partnerëve tanë serbë, në çdo rast, edhe kurdo që kjo çështje ngritet”, deklaroi Stano.
Bashkimi Evropian rregullisht pohonte se pret përfudnimin e hetimeve në mënyrë që të merren parasysh masat eventuale ndaj përgjegjëseve per sulmin në Banjskë.
Sipas zëdhënësit Stano, duhet respektuar të gjitha procedurat gjyqësore dhe pas shpalljes së vendimit të gjykatës vie në konisderim arritja e konkluzioneve dhe pasojat e mudnshme. /rtk/