BE për vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

BE për vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi

Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një përmbledhje vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilën ajo e zhvilloj gjatë ditës së djeshme dhe sot. Kjo ka qenë edhe vizita e parë e Kallas në Kosovë, ndërsa e dyta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në postim theksohen takimet që Kallas ka pasur, duke filluar nga shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, si dhe me kryeministrin në largim Albin Kurtin, dhe liderët e partive politike.

Po ashtu, në njoftim theksohet edhe deklarata e Kallas për rrugën e Kosovës dhe të Serbisë për një të ardhme të sigurt.

“Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, citohet te ketë thënë Kallas.

Postimi:

Nga data 22 deri më 23 maj, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, vizitoi për herë të parë Kosovën, si pjesë e vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor.

Në Prishtinë, ajo u prit nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav. Gjatë një konference për shtyp, Kallas theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke nënvizuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për popujt e këtij rajoni. “Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi”, tha ajo.

Gjatë kësaj vizite dyditore, Përfaqësuesja e Lartë zhvilloi bisedime konstruktive me Kryeministrin në largim dhe liderët e partive kryesore politike në Kosovë. Zonja Kallas gjithashtu u takua dhe dëgjoi përfaqësues të shoqërisë civile.

Ajo u prit gjithashtu nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.

Ditën e dytë të vizitës, ajo u prit nga Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.

Për të përmbyllur vizitën, Kallas vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës dhe u takua me përfaqësues nga sektori i arsimit.

Share This