BE mirëpret “dashurinë e vështirë” të Trump për shpenzimet ushtarake

BE mirëpret “dashurinë e vështirë” të Trump për shpenzimet ushtarake

“Më mirë një dashuri e vështirë sesa pa dashuri fare”, ishte përgjigja e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, ndaj kritikave të Sekretarit të Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, mbi shpenzimet ushtarake të Evropës.

“Është sërisht dashuri, kështu që është më mirë sesa mungesë dashurie. E dëgjuat fjalimin e tij. Ai ishte në fakt mjaft pozitiv për Evropën, kështu që padyshim që ka pak dashuri atje “, tha Kallas në një forum mbrojtjeje në Singapor.

Hegseth u tha më parë delegatëve në konferencën e Singaporit se “ne po i shtyjmë aleatët tanë në Evropë që të kenë më shumë siguri për veten e tyre, të investojnë në mbrojtjen e tyre. Falë Presidentit Trump, ata po bëjnë hapa përpara”.

Duke iu referuar përçarjeve brenda Evropës mbi shpenzimet ushtarake , Kallas tha se “disa prej nesh e kanë kuptuar shumë kohë më parë se duhet të investojmë në mbrojtje”.

Vendet evropiane miratuan zyrtarisht një paketë shpenzimesh ushtarake prej 150 miliardë eurosh në fillim të kësaj jave.

Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubiliu, tha se Evropa duhet të shmangë një “divorc të zemëruar” me SHBA-në, duke paralajmëruar se ishte “pothuajse e pashmangshme që do të na duhet të qëndrojmë në këmbët tona në çështjet e mbrojtjes në Evropë, sepse amerikanët do të tërhiqen gjithnjë e më shumë”.

Share This