BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi.

“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë një situatë të keqe”, i thotë BBC-së Dr. Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive e Crystol Energy.

“Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik të shtuar në çmimet e naftës – askush nuk e di se sa përbën kjo, por si rregull i përgjithshëm, sa më e madhe të jetë frika, aq më i madh është premiumi”, shton ajo.

Nafta bruto Brent e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi fitoi pothuajse 20% në muajin e fundit.

Pavarësisht këtyre fitimeve, çmimet e naftës janë ende aktualisht më të ulëta se sa ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.

Kostoja e naftës bruto ndikon në gjithçka, nga sa kushton të mbushësh makinën tënde deri te çmimi i ushqimit në supermarket, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Share This