BB: Lufta në Liban miliarda dollarë humbje ekonomike
Banka Botërore (BB) ka vlerësuar se lufta në Liban deri më tani ka shkaktuar humbje ekonomike me vlerë 5,1 miliardë dollarë për vendin.
“Për më tepër, humbjet për dëmet e pronave deri më tani arrijnë në rreth 3,4 miliardë dollarë”, tha sot banka duke shtuar se pothuajse 100,000 njësi banimi ishin të shkatërruara plotësisht ose pjesërisht të dëmtuara.
Rreth 166 000 banorë në Liban kanë humbur punën e tyre për shkak të luftës midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah aleate të Iranit.
Konflikti vlerësohet të ketë ulur rritjen reale të PBB-së së Libanit me të paktën 6,6% në 2024.
Edhe para luftës, Banka Botërore e përshkroi krizën ekonomike të Libanit, e cila filloi në vitin 2019, si ndër më të rëndat në botë që nga mesi i viteve 1800. /atsh/