Bayerni ‘shkel’ Frieburgun, dëfren tifozët në “Allianz Arena”
Bayerni i Mynihut mori një fitore pa shumë mundim në “Allianz Arena” përballë Friburgut, që pësoi dy gola në fillim të pjesës së parë, pa mundur më pas ta rrezikojë ekipin kampion në fuqi të Bundesligës.
3-0 përfundoi kjo sfidë, e “arkivuar” praktikisht që në fraksionin hapës, falë golave të Coman dhe Sane.
Sulmuesi francez e befasoi portierin Atubolu me një harkim që përfundoi direkt në rrjetë në minutën e 12-të.
Në të 25-tën erdhi edhe goli i dytë, që mban firmën e sulmuesi i kombëtares gjermane, pas pasimit të marrë Harry Kane.
Në fundin e pjesës së parë, Sane realizoi golin e dytë personal, por në pozicion jashtë loje.
Dominimi i Bayernit vijoi edhe gjatë pjesë, ku nuk munguan rastet për shënim, si ai minutës së 83-të, kur shtylla i erdhi në ndihmë Frieburgut, derisa erdhi goli i tretë i shënuar nga Coman, që sigloi dygolësh.