Bayerni përmbyse Lazion, Mbappe thyen Sociedadin

Bayerni përmbyse Lazion, Mbappe thyen Sociedadin

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich e ka përmbysur Lazion, duke e mposhtur me rezultat bindës prej 3-0 të martën në “Alianz Arena” dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, “bavarezët” kalojnë në çerekfinalen e elitës së futbollit evropian.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë treguar skuadër shumë e fortë në duelin kthyes ndaj Lazios, duke përmbysur avantazhin e lojës së parë dhe duke kaluar në rundin tjetër të kësaj garë të madhe evropiane.

Kane (39’, 66’) dhe Muller (45+2’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës së Thomas Tuchel, derisa Lazio këtu i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

PSG eliminon Sociedadin, Mbappe shënon dygolësh

Ndërkohë, çerekfinalet e Ligës së Kampionëve i ka siguruar edhe PSG, e cila edhe në duelin kthyese triumfojë ndaj Real Sociedadit, me rezultat 1-2, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, parisienët kalojnë në rrethin tjetër të kësaj garë dramatike.

Padyshim se njeriu i ndeshjes në fitoren e skuadrës së Luis Enrique-s ishte ylli francez Kylian Mbappe, i cili shënoi dygolësh në minutën e 15-të dhe 56-të, derisa golin e nderit për skuadrën spanjolle e realizoi Merino (89’).

Share This