Bayern-Tuchel, zyrtarizohet koha e divorcit

Bayern-Tuchel, zyrtarizohet koha e divorcit

Në Gjermani po raportohet gjerësisht se Thomas Tuchel ka pranuar të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit.

Sky Germany zbuloi se pas një takimi mes Tuchel dhe drejtuesve të klubit bavarez, që u zhvillua të mërkurën dhe përfundoi me arritjen e marrëveshjes nga të dyja palët, trajneri të qëndrojë në pozicionin e tij deri në fund të sezonit aktual, por jo më shumë.

Është një vendim që në fund të fundit vjen si një surprizë e vogël duke pasur parasysh rezultatet e dobëta të Bayernit të Mynihut kohët e fundit.

Në Bundesligë, kampionët në fuqi janë në vendin e dytë, tetë pikë prapa kryesuesve të Bayer Leverkusen dhe në Champions League duhet të përmbysin humbjen 1-0 ndaj Lazios për t’u kualifikuar në çerekfinale. Bavarezët tashmë janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, ku humbën nga një ekip modest që militon në ligat e ulta të futbollit gjerman.

Thomas Tuchel, i cili e mori detyrën e trajnerit të gjigantëve gjermanë vetëm marsin e kaluar, tani i është nënshtruar presionit dhe konfirmimi zyrtar i vendimit pritet gjatë ditës së sotme.

Share This