Bayern-Real, atmosfera të ndryshme
Bayern dhe Real vijnë në përballjen mes tyre në Champions League pas fitoreve në kampionat, por jo me të njëjtën qetësi jashtë fushe.
Te bavarezët, Uli Hënes ka trazuar atmosferën me dekalratat për trajnerin Tuchel.
Bayern Munich dhe Real Madrid do të ndeshen të martën në Allianz Arena për të 27-tën herë në Champions League, përballja që është parë më shumë se të gjitha në kompeticionin kryesort evropian.
Një klasike evropiane, në të cilën skuadrat shkojnë përmes atmosfera të ndryshme. Të dyja i kanë fituar ndeshjet e fundit në kampionat, Reali duke iu afruar edhe një hap tjetër titullit kampion në Spanjë, ndërsa Bayern ka siguruar matematikisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Të dyja janë edhe probleme me dëmtimet apo pezullimet, megjithatë në fundjavë Ancelotti e Tuchel kanë mundur të lënë pushim lojtarë të rëndësishëm, duke u kursyer forcat për takimin në Champions. Ndryshimi qëndron në atmosferat që rrethojnë skuadrat jashtë fushave. Te Real mbizotëron qetësia, ndërsa te Bayern situata është trazuar pas sulmit të ish-presidentit Henes ndaj trajnerit Tuchel, duke thënë se ai nuk zhvillon lojtarët e rinj.
Tuchel është ndjerë i ofenduar dhe ka deklaruar se është krejtësisht e kundërta, gjatë gjithë karrierës së tij, por telenovela ka vazhduar, me Henesin që shprehet në një tjetër intervistë se ruan të njëjtin mendim.
Kjo ka sjellë irritim në klub dhe te tifozët, më tepër për kohën plotësisht të papërshtatshme për të bërë kritika të tilla.