Bayern/ Neuer ndalet sërish, lutjet e Guardiolës bindin Walker
Tifozët e Bayernit duhet të presin ende për rikthimin e Manuel Neuer mes shtyllave të skuadrës së zemrës.
Kapiteni qëndron larg fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar. Kur u dëmtua duke bërë ski pas përfundimit të Katar 2022.
Bild bën të ditur se 37-vjeçari është ndalur sërish. Problemet në këmbën e majtë janë serioze, dhe portieri do të rikthehet nën urdhrat e Tuchel pas 6-8 javësh.
Ndërkohë, Kyle Walker do të vijojë të luajë me Manchester City. Mbrojtësi i djathtë anglez, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë dhe Europës.
33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Bayerni në Bundesliga. Por pas shumë “flirtimeve” me kampionët e Gjermanisë, Walker është bindur nga Guardiola të mos largohet.
Dhe së shpejti pritet të rinovojë, duke firmosur kontratën e re me Manchester City. Klub ku aktivizohet nga vera e vitit 2017.