Bayern Munich triumfon ndaj Galatasarayt, fiton edhe Interi
Bayern Munich ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Galatasaray (1:3), derisa Inter fitoi me rezultat të ngushtë ndaj RB Salzburgut (2:1).
“Bavarezzët” triumfuan me rezultat komod ndaj Galatas, ku vendasit për një pjesë ishin shumë më të mirë.
Bayern e nisi për mrekulli ku pas një aksioni të shpejtë, Kingslay Coman kaloi mysafirët në epërsi pas një asistimi të Leroy Sanes (8’).
Galata nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin me anë të Mauro Icardit që realizoi nga pika e bardhë, pas një penalltie që e fitoi vetë (30’).
Argjentinasi kishte edhe dy raste të arta por që gaboi nga afërsia duke mos arritur t’i konkretizojë.
Skuadra turke ishte më e rrezikshme edhe në fillimin e pjesës së dytë, por që assesi s’ia doli t’i finalizonte.
Mirëpo, ishte Bayern Munich që nuk fali duke kthyer epërsinë me Harry Kane që u asistua për mrekulli nga Jamal Musiala (73’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë, dyshja ndryshuan vendet me anglezin që asistoi dhe gjermani vulosi fitoren (79’).
Bayern mbetet i pamposhtur në grupin A me nëntë pikë derisa Galata mban vendin e dytë me katër sosh.
Në anën tjetër, Inter me shumë mund ka mposhtur në shtëpi RB Salzburgun me rezultat 2:1.
Ndeshja ishte shumë e barabartë nga minuta e parë, me “Neurazzurët” që dominuan por mysafirët kishin rastet më të mira
Inter kaloi në epërsi përmes Alexis Sanchez që realizoi nga afërsia pas një asistimi mahnitës të Fratessit (19’).
RB Salzburg u këndell duke barazuar me Gloukh që shënoi pas asistimit të Maurits Kjaergaard (57’).
Sidoqoftë, Inter brenda një kohe të shkurtër e përmbysi me Hakan Çalhanoglun që realizoi eurogol nga distanca (64’).
Inter në fakt shënoi sërish përmes Lautaro Martinezit, por goli u anulua nga VAR-i.
Skuadra italiane tani është lider në grupin D me shtatë pikë derisa Salzburg zë vendin e tretë me tre sosh. /nacionale