Bayern Munich shkund Mainz-in

Bayern Munich shkund Mainz-in

Pasi eliminoi Lazion në fazën e 16-shes të Champions League, Bayern i rikthehet fitoreve edhe në Bundesligë.

Djemtë e Tuchel mposhtën Mainz me rezultatin e thellë 8-1 dhe ngrihen në kuotën e 57 pikëve në renditje, duke lëvizur përkohësisht në -7 nga Bayer Leverkusen.

Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të falë Harry Kane, i cili përfitoi nga një asistim i Musialës.

Shtatë minuta më vonë Goretzka dyfishoi epërsinë. Para pushimit Amiri mbyll diferencën për miqtë, ndërsa Kane firmosi dygolëshin personal. Në pjesën e dytë, Bayerni ishte i papërmbajtshëm: golave ​​të Muller, Musiala dhe Gnabry iu bashkuan Kane (tre gola) dhe Goretzka(dopietë).

Fitore në shtëpi për Leipzig, i cili mundi 2-0 Darmstad, në fund të tabelës. Ndeshja u vendos nga një autogol i Isherwood dhe një gol i Baumgartner. Spektakolare 3-3 mes Borussia Monchengladbach dhe Këlnit, ndërsa Augsburg mundi Heidenheim 1-0.

Share This