Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por ai thuhet se është i hapur për një kalim në futbollin gjerman. Bayerni e sheh shtatgjatin si një lojtar me potencial të madh dhe të përshtatshëm për stilin gjerman të lojës.

Bayern Munich nis bisedimet për Rafael Leao
Bayern Munich ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Rafael Leaos dhe me klubin e Milan për një transferim të mundshëm gjatë verës.
Kampioni gjerman e konsideron portugezin si një nga opsionet kryesore për të përforcuar repartin ofensiv.
Nuk ka ende ofertë zyrtare, por Bayern ka filluar bisedimet për t’i kuptuar kërkesat financiare të Milan dhe dëshirën e lojtarit. Leao vlerësohet nga Milan rreth 100 milionë euro, por Bayern e konsideron këtë shumë të lartë dhe po kërkon kompromis.