Bayern Munich-Man United, gjykohet nga arbitri suedez

Bayern Munich-Man United, gjykohet nga arbitri suedez

Bayern Munich dhe Manchester United do të përballen të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.

UEFA këtë sfidë të madh ia ka besuar suedezit Geln Nyberg. 34-vjeçari nga Suedia është një arbitër i ri dhe me shumë pak eksperiencë në këtë kompeticion pasi më parë ka vendosur drejtësi në vetëm dy takime.

Nyberg në sezonin 2022/23 kishte gjykuar ndeshjet Shakhtar-Celtic dhe Rangers-Ajax.

Ndeshja Bayern Munich-Man United fillon në orën 21:00.

Share This