Bayern Munich i nis negociatat me Ralf Rangnick
Bayern Munich është në bisedime me trajnerin Ralf Rangnick për të zëvendësuar Thomas Tuchelin në verë.
Bayern është duke shikuar pasuesin e teknikut gjerman, i cili do të largohet në verë, ndërsa dy prioritet Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann e kanë refuzuar.
Sipas “Sky Germany”, Rangnick dhe trajneri i Brightonit Roberto de Zerbi janë në listën e Bayernit dhe tashmë klubi gjerman ka nisur negociatat me ish trajnerin e përkohshëm të Man Unitedit.
Rangnick momentalisht është përzgjedhës i Austrisë dhe pritet ta drejtojë skuadrën në kampanjën e “Euro 2024” këtë verë.
I pyetur më herët këtë muaj se nëse ka diskutuar me Bayernin, Rangnick u përgjigj: “Jo, pse duhet?”.
“Ndihem rehat këtu. Kam kontratë deri më 2026 dhe qëllimi ynë është të vazhdojmë rrugën edhe pas Evropianit”.
Përndryshe, Bayern Munich nuk është duke konsideruar vendimin për ta ndryshuar mendjen lidhur me Tuchelin.
“Vendimi është marrë së bashku. Prandaj, nuk ka nevojë më që të diskutohet. Vërtet e kam shijuar kohën duke punuar me Thomas”, drejtori Max Eberl këtë vikend.
Ndërkohë, Bayerni nëse vendos për ta marrë Rangnick atëherë do të duhet të paguajë edhe një klauzolë sa do të kërkojë Federata e Austrisë për ta lejuar të largohet pas Evropianit.