Bayern Munich i fiksuar pas Araujo, Barcelona refuzon dy oferta
Barcelona thuhet se ka refuzuar dy oferta nga Bayern Munich për Ronald Araujo gjatë merkatos së janarit.
Bavarezët janë këmbëngulës për një transferim të uruguaianit, pavarësisht se është tepër i rëndësishëm për Barcelonën.
Sipas një raportimi nga “Mundo Deportivo, Bayern bëri dy përpjekje për të joshur Araujo në fillim të vitit 2024, por u refuzua nga Barcelona në të dyja rastet.
Oferta e parë përfshinte një pagesë prej 70 milionë euro plus 20 milionë euro bonuse, përpara se të bënte ofertën e dytë prej 80 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Mediumi në fjalë pretendon se Tuchel ishte ai që kontaktoi personalisht lojtarin, por mbrojtësi dhe klubi spanjoll ishin të vendosur të vazhdonin së bashku.