Bayern Munich dhe Dortmund kryejnë detyrën në Bundesligën gjermane

Bayern Munich dhe Dortmund kryejnë detyrën në Bundesligën gjermane

Bayern Munich ka arritur të triumfojë në shtëpi ndaj Koln me shifrat 2-0.

Bavarezët shënuan dy golat në pjesën e dytë. I pari që tundi rrjetën ishte Guerreiro në minutën e 65-të dhe Thomas Muller i vuri kapakun në minutën e 93-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 63 pikë.

Nga ana tjetër, Dortmund ka gjetur fitoren ndaj Monchengladbach në transfertë me rezultatin 1-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhezinjtë, duke shënuar dy herë me Sabitzer në pak minuta, konkretisht në të 22-tën dhe në të 28-tën. Disa çaste më pas, vendasit ngushtuan shifrat në 1-2 falë golit të Wober, por nuk mjaftuan për t’i marrë pikë Dortmundit.

Me këtë rezultat, verdhezinjtë ndodhen në vendin e pestë me 53 pikë, në luftë për të gjetur një vend për në Champions sezonin e ardhshëm.

Share This