Bayern Munich: Dera jonë është e mbyllur për Superligën
Pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila vendosi në favor të Superligës, edhe pse ende nuk i ka dhënë ndonjë dritë jeshile për të ushtruar këtë risi në futboll, reagimet nga e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm janë duke ardhur.
Midis tyre është edhe Bayern Munich, me CEO Christian Dreesen i cili flet në emër të bavarezëve.
“Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës së BE. Megjithatë, ky nuk ndryshon qëndrimin e Bayern dhe ECA se një kompeticion i tillë do të përfaqësonte një sulm mbi rëndësinë e ligave kombëtare dhe situatën e futbollit europian.
Bundesliga përbën bazën e Bayern Munich, ashtu si të gjitha ligat kobmëtare përbëjnë bazën të skuadrave në kompeticonet europiane të futbollit. Prandaj është detyra jonë dhe binjda jonë e thellë t’i forcojmë dhe jo t’i dobësojmë.
Ne gjithashtu mbështesim kompeticionet europiane të klubeve nën kujdesin e UEFA-s. Kështu që edhe një herë është shumë e qartë, dera e Superligës te Bayern Munich është e mbyllur”, shprehej CEO i klubit gjerman.