Bayern Munich “blindon” portën, gjermanët rinovojnë me të dy portierët
Manuel Neuer dhe Sven Ulreich do të vijojnë të jenë pjesë e Bayern Munich edhe për të paktën një tjetër sezon.
Klubi bavarez njoftoi se dyshja e gardianëve ka rinovuar kontratën deri në vitin qershorin e vitit 2025.
Neuer tashmë është rikthyer nga dëmtimi dhe ka rimarrë vendin e tij mes shtyllave ndërsa Ulreich që luajti pjesën e parë të sezonit si titullar, është rikthyer në rolin e zëvendësit të Neuer dhe ka pranuar rolin dytësor në skuadër.
Ndaj, harmonia te rekordmenët gjermanë është e duhura dhe dyshja do të vijojë të punojë së bashku. Neuer është pjesë e Bayern Munich prej vitit 2011 ndërsa nga ana tjetër, Ulreich është bërë pjesë e bavarezëve në vitin 2015, por me një shkëputje kur në sezonin 2020-2021, u aktivizua me Hamburger.