Bayern mposht Wolfsburgun, Leverkuseni i Xhakës shkund Bochum-in
Bayern Munich ka bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës pasi mundi Wolfsburgun, me rezultat 1-2, të mërkurën në kuadër të elitës së futbollit gjerman.
“Bavarezët” u treguan ekip më i mirë se skuadra nikoqire duke e dominuar ndeshjen dhe duke e çuar dy herë topin në rrjetën e Wolfsburgut.
Muisala (33’) dhe Kane (43’), shënuan nga një gol për fitoren e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, derisa golin e vetëm për skuadrën vendëse e realizoi Arnold (45+1’).
Pas kësaj fitore, Bayern Munich ka 38 pikë në vendin e dytë, katër me pak se Bayer Levekusen i Granit Xhakës e cila sonte mundi Bochum, me rezultat 4-0.
Xhaka është titullar i padikutueshëm për skuadrën e Xabi Alonso, e cila po bën një sezon të madh dhe Leverkusen është në rrugë të mirë që këtë sezon të garave ta fitojë titullin e kampionit në Gjermani.