Bayern feston me Kane, Leipzig “poker” Dortmundit
Ndeshja e madhe e javës së 31-të të Bundesligës i buzëqesh Leipzig-ut, i cili mundi 4-1 Borussia Dortmundin dhe e rrit epërsinë në +5 në luftën për vendin e katërt. Sancho hapi rezultatin, më pas Openda, Sesko, Simakan dhe Baumgartner nënshkruajnë suksesin sakson.
Bayern fiton sërish falë dopietës së Kane, vendimtar në 2-1 ndaj Eintracht.
Goditje shpëtimtare e Werder Bremen, që është në luftë për mbijetesë (3-0 ndaj Augsburgut), ndërsa Wolfsburgu mposhti Freiburgun me rezultat 2-1.