Bayer vs Bayern, Alonso dhe Tuchel kur sezoni i parë është thuajse… perfekt

Bayer vs Bayern, Alonso dhe Tuchel kur sezoni i parë është thuajse… perfekt

Të shtunën në orën 18:30 Gjermania do të jetë e fokusuar në “BayArena” ku Leverkuseni sfidon ekipin për tu mundur, Bayern Munich.

“Aspirinat” e Xabi Alonsos kanë ecur deri më tani me ritmin e një skuadre, e cila pretendon për titull. Me ndeshjen që fituan të martën mbrëma përballë Stutgart skuadra e Lervekusen jo vetëm siguroi gjysëmfinalet e Kupës së Gjermanisë, por arriti që të ruante edhe shifrën 0-n në kolonën e humbjeve sezonale.

Krejt tjetër histori mund të thuhet për Bayern Munich të drejtuar nga Tomas Tuchel. Për teknikun gjerman sezoni nuk ka qenë aq “rozë” sa ç’është për homologun e tij në Leverkusen. Pritshmëria e lartë në Munich ka bërë që edhe një trajner me eksperiencë si Tuchel të ketë mjaft vështirësi që të menaxhojë situata të ndryshme. Dëmtimet e shumta, forma jo e mirë e disa lojtarëve kyç, ndërhyrja me vonesë në merkato dhe hapat fals në ndeshje “të fituara” në letër kanë bërë që skuadra e “TT” të jetë e 6-ta për nga rendimenti në një klasifikim special.

I referohemi sezoneve më të mira të trajnerëve të ndryshëm në klubet gjermane. Në këtë klasifikim të veçantë Bayerni i Guardiolës dominon qartë duke marrë vendin e parë dhe atë të dytë. Në sezonin 2013-2014 skuadra e spanjollit, pa pësuar asnjë humbje, grumbulloi 56 pikë në 20 javët e para të kampionatit duke shënuar 53 gola e pësuar vetëm 9 të tillë.

Në vendin e tretë renditet Leverkuseni i Alonsos, i cili po bën sezonin më të mirë në historinë e klubit duke grumbulluar 52 pikë në 20 ndeshje. Edhe Alosno ashtu si Guardiola është i vetmi që pas 20 ndeshjesh në Bundes nuk ka pësuar asnjë humbje. Leverkusen numëron 16 fitore dhe katër barazime ndërsa ka shënuar 52 gola dhe ka pësuar 14 gola.

Në vendin e gjashtë renditet Bayerni i Tomas Tcuhel, i cili ka grumbulluar 50 pikë falë 16 fitoreve dhe 2 barazimeve. Ndryshe nga pesë skuadrat e tjera, Bayerni i Tuchelit është ekipi, i cili ka shënuar më shumë gola plot 59 të tillë.

Share This