Baton, koha jote ka mbaruar!
Gazetari dhe opinionisti i ‘gjithëdijshëm’ Baton Haxhiu i paska vazhduar sulmet e tij hibride ndaj FFK-së dhe drejtuesve të saj, duke ngritur akuza përmes një shkrimi në portalin e tij “Albanian Post”.
Në këto akuza ai ka përfshirë edhe drejtues të institucioneve, gazetarë sportivë, madje edhe drejtuesit e UEFA-s.
Akuzat të cilat nuk janë mbështetur me fakte por vetëm në spekulime, vijnë nga një figurë që në Kosovë njihet për agjendat e fshehta dhe një histori të gjatë përpjekjesh për të minuar çdo gjë pozitive në vend. Baton Haxhiu është një personazh që shpesh është përballur me akuza për shantazh dhe përpjekje për të destabilizuar institucione të rëndësishme, e madje edhe për përfshirje në përpjekjet për ndarjen e një pjese të Kosovës.
Për dallim nga shpifjet e Batonit, çdo proces zgjedhor në FFK është i rregulluar nga statuti dhe rregullat e vendosura nga organet ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA, prandaj akuzat e tij për manipulim zgjedhor në FFK janë thjesht spekulime.
Haxhiu ka akuzuar edhe drejtuesit e shtetit dhe ata të UEFA-s për mbështetjen që po i japin kreut të FFK-së, duke pretenduar se ata janë të verbër. Është e qartë se Batoni i vetëdijshëm për pozitat e tij të kufizuara dhe për faktin se nuk ka më përkrahje nga politika, duket se është i dëshpëruar dhe me hatërmbetje që drejtuesit e tanishëm të institucioneve dhe ata të UEFA-s nuk po i dëgjojnë ‘këshillat’ e tij.
Sikur të ishte siç thotë ‘i gjithëdijshmi’ Baton, UEFA nuk do ta miratonte çdo projekt të FFK-së dhe nuk do të investonte në krijimin e kushteve më të mira për futbollistët në çdo cep të vendit. Ndoshta xhelozia ndaj suksesit të kreut të federatës Agim Ademi dhe krijimi i raporteve të ngushta me drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe lakmia për një pozitë në FFK, bëjnë që njerëz si ‘opinionisti i gjithëdijshëm’ të vjellin vrerë ndaj FFK-së dhe Ademit.
Haxhiu ka goditur edhe të gjithë gazetarët sportivë, duke i konsideruar ata si “të blerë” dhe të heshtur përballë korrupsionit. Por mos të harrojmë se kjo figurë mediatike gjithmonë ka pasur një qasje të tillë; për Batonin, të gjithë të tjerët janë të korruptuar dhe të padijshëm – vetëm ai është guximtari dhe njeriu që i di gjërat në të gjitha segmentet.
Është e qartë se Haxhiu po përpiqet të destabilizojë futbollin kosovar për qëllime të veta personale dhe për të shpëtuar reputacionin e tij tashmë të dëmtuar. Por Batoni po harron se koha e Stanishiqve ka kaluar. Misioni i tij për të destabilizuar Kosovën në çdo segment është i dështuar. Ai s’ka më as fuqi, as dijeni dhe është i kaluar bashkë me regjimin e Sllobodan Millosheviqit./Pr