Batatina sulmon disa analistë: Maksimumi i tyre Liga e Dytë dhe llomotitja në TV

Batatina sulmon disa analistë: Maksimumi i tyre Liga e Dytë dhe llomotitja në TV

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një komenti të bërë në faqen e Facebookut të portalit tonë ka thumbuar analistët e televizioneve, por pa përmendur emra.

Batatina ka bërë një koment në postimin tonë për atmosferën madhështore në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ndeshjen Llapi – Prishtina.

“Krenar me qenë trener i skuadrës së Llapit ku disave nuk ju ka ardh mundësia as si lojtar as si trener, dhe nuk do t’ju vi as ni here ne shekullin e fundit kjo mundësi të punon me një skuadër me nivel dhe kështu let vrapon ne liga amatore. Nga liga tre deri te liga dy munden me arrit dhe me llomotit ne TV. Ky o maksimumi ….. Vazhdojmë forca Llapi”, ka shkruar Batatina.

Share This