Bastet, Corona: 10 lojtarë të tjerë dhe 5-6 agjentë të përfshirë
I rikthyer në qendër të cirkut mediatik për shkak të zbulimeve të fundit për çështjen e basteve në Serinë A, Fabrizio Corona nuk resht së foluri. Ish-fotografi vullkanik premtoi zhvillime të reja.
“Të paktën 10 futbollistë të tjerë, 5-6 agjentë janë të përfshirë dhe ka edhe ambjente klandestine të lojërave të fatit – siguroi ai në rubrikat e Corriere della Sera -. Nuk mund të përmend emra, përndryshe do të zbuloj burimin: ai është xhaxhai i një ish-lojtari të Interit të Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotellit”.
Së shpejti mund të përfshihen edhe futbollistë të tjerë kryesorë dhe jo vetëm: “Përfshihen të tjerë që luajnë për kombëtaren, madje edhe presidentë – fjalët e qarta të Fabrizio Corona – Problemi është se këta lojtarë janë të sëmurë, varësi nga bixhozi është një varësi si droga. Shfrytëzohen nga sistemi… fillimisht luajnë lojëra elektronike, blackjack, pastaj ambjentet e bixhozit dhe bëhen viktima të botës së krimit. Unë i di këto, por do të ketë shumë të tjera, për të mos përmendur Serinë B”.