Baste në portale ilegale, hetohen 12 futbollistë të Serisë A (emrat)

Baste në portale ilegale, hetohen 12 futbollistë të Serisë A (emrat)

“Corriere della Sera” ka njoftuar se plot 12 lojtarë të Serisë A italiane janë nën hetim pasi kanë vendosur baste në portale ilegale.

Sipas të përditshmes italiane lojtarët nuk rrezikojnë dënime të rënda pasi ndeshjet të cilat kanë luajtur nuk i përkasin disiplinës së futbollit.

Në planin sportiv pasojat mund të jenë më të rënda nëse në lojë do të futej edhe Prokuroria e Federatës Italiane e Futbollit. Sipas “Corriere della Sera”-s, të përfshirë në këtë skandal janë Alesandro Florenci, Nikolò Zaniolo, Matia Perin, Ueston MekKeni, Leandro Paredes, Angel Di Maria, Raoul Belanova, Samuele Riçi, Cristian Buonaiuto, Mateo Kançelieri Adames Hektor Zhunior Firpo, Matteo Gigante (tenist).

Share This