
Bashkimi eliminon Pejën, e pret Trepça në finale e madhe
Bashkimi është kualifikuar në finalen e madhe të elitës së basketbollit të Kosovës, pasi mposhti Pejën, me rezultat 84-78, në sfidën e katërt gjysmëfinale të “play-off”-it, ndeshje e luajtur në ‘Karagaçi’ të Pejës.
Skuadra nga Prizreni me serinë e fitoreve prej 3-1, kalon në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në një sfidë dramatike, dhe të baraspeshuar shumicën e lojës, basketbollistët e Bashkimit në momentet vendimtare të periudhës së fundit, u treguan me të koncentruar duke e fituar këtë duel me tetë pikë epërsi (84-78).