
Bashkimi dhe Trepça nisin ‘betejën’ për titull të kampionit
Dy skuadrat finaliste Bashkimi dhe Trepça sonte në ‘Sezai Surroi’ nisin ‘betejën’ për titull të kampionit.
Prizrenasit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, do të përballen në ndeshjen e parë finale të ‘Play-off-it’.
Ndeshjen çerekfinale dhe gjysmëfinale të ‘Play-off’-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit.
Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.
Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.
Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.
Po ashtu u përballën në finale të Kupë, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.
Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë. Dkuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit.
Ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës fillon në orën 19:00.