
Bashkimi dhe Peja sprovojnë forcat në gjysmëfinalen e parë të ‘Play-off-it’
Pas superpërballjes së mbrëmshme mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, emocionet e elitës së basketbollit vazhdojnë sonte me duelin ndërmjet Bashkimit dhe Pejës.
Bashkimi dhe Peja do të masin forcat në ‘Sezai Surroi’ në gjysmëfinalen e parë të ‘Play-off-it’.
Prizrenasit përfunduan në pozitën e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa pejanët në vendin e pestë me 14 fitore e 14 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.
Portokallezinjtë duan titullin e dytë në histori, pasi të parin dhe të vetmin e fituan më 2018, kurse Verdhezinjtë të shtatin në histori, ndërsa herën e fundit e fituan më 2023.
Në katër duelet e zhvilluara këtë edicion në elitë, prizrenasit kanë tri fitore ndaj pejanëve që kanë një fitore.
Sonte takohen:
19:00 Bashkimi – Peja