Basha: Beogradi të vë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Bajnskë
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar një video në facebook nga fjala e djeshme në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u mbajt në Beograd.
Basha ka kritikuar ashpër përdorimin e retorikës nacionaliste nga politikanët e rajonit, duke e cilësuar si një taktikë për të shmangur përgjegjësinë.
Sipas tij, konfliktet e ngrira po përdoren si një alibi për të shpëtuar nga llogaridhënia dhe sot Beogradi duhet të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Bajnskë, të cilët janë ende të lirë në Serbi.