Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Werder Bremenit.

Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha për këtë sukses ka pikërisht mesfushori kosovar.

Këtë e pranon edhe Tranquillo Barneta, ish-bashkëlojtari i Xhakës te Zvicra. Barneta është njëri prej dy të huajve me më së shumti paraqitje për Leverkusenin.

“Ai është lider i vërtetë. Karriera e tij flet mjaftueshëm. Ishte kapiten i Gladbachut dhe Arsenalit. Nuk bëheni i tillë vetëm duke u paraqitur mirë. Por pasi je karakter i jashtëzakonshëm”, ka thënë Barnetta për “Blick”.

Leverkuseni, i formuar si klub në vitin 1904, po e fiton titullin e parë në Bundesligë.

Share This