
Barcelona synon rikthimin e Alejandro Grimaldo
Barcelona është e interesuar për ta rikthyer mbrojtësin e krahut Alejandro Grimaldo në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.
Sipas “Sky Deutschland”, drejtori sportiv i Barçës, Deco, tashmë ka nisur bisedimet me lojtarin e Bayer Leverkusen.
Largimi i pritshëm i trajnerit të Leverkusenit, Xabi Alonso, i cili luajti rol kyç në transferimin e Grimaldo nga Benfica, mund të sinjalizojë edhe fundin e aventurës së spanjollit në Bundesliga.
Grimaldo, 29 vjeç, e nisi karrierën te akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, përpara se të transferohej te Benfica, ku u bë një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit portugez.
Me Leverkusenin, ai po zhvillon sezonin e tij të dytë dhe ka qenë një nga pikat kyçe të suksesit të skuadrës këtë vit.
Katalanasit e shohin rikthimin e Grimaldo si një përforcim strategjik për krahun e majtë të mbrojtjes.