
Barcelona shkëlqen ndaj Osasunas, fitore e pastër në La Liga
Barcelona nuk has probleme ndaj Osasunas, teksa fiton 3-0.
Katalanasit finalizuan me sukses një aksion të bukur, me anë të Torres.
Olmo dyfishoi shifrat, teksa ekzekutoi saktë një penallti. Çerek ore para fundit, pati kohë edhe për një gol të Lewandowski.
Ekipi i Flick kryeson me 63 pikë, 3 pikë më shumë se Reali ndjekës.
Ndeshja e radhës për Barcelonën është ndaj Gironas.