Barcelona shënon fitore komode ndaj Getafes

Barcelona shënon fitore komode ndaj Getafes

Barcelona është duke vazhduar me rezultate pozitive, ku ka arkëtuar pikët e plota ndaj Getafes.

Katalunasit ishin të hatashëm duke triumfuar me rezultat 3:0, sfidë e zhvilluar në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Raphinha e kaloi Barcelonën në epërsi pasi mori një asistim fantastik nga Jules Kounde (20’).

Katalunasit vazhduan të dominonin, me Joao Felix që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Christensenit (53’).

Ndërsa, ishte mesfushori Frenkie de Jong që e vulosi fitoren pas asistimit të Raphinhas (61’).

Me këtë fitore, Barcelona ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, pesë më pak se Reali që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Getafe qëndron në vendin e 10-të me 34 sosh.

Share This