Barcelona paguan klauzolën e Williams më 1 ose 2 korrik

Barcelona paguan klauzolën e Williams më 1 ose 2 korrik

Kushtet e vështira financiare të Barcelonës po ndikojnë shumë në programimin e skuadrës për sezonin e ri futbollitik. Siç dihet objektivi kryesor në merkato për ekipin spanjoll është Nico Williams.

Spanjolli ka një klauzolë shitjeje prej 58 milionë eurosh dhe këtë shumë ekipi i Athletic Bilbao e pretendon që të kalohet menjëherë sipas kontratës që ka me lojtarin. Shifra është e konsiderueshme dhe për Barcelonën do të jetë problem pagesa e saj pa këste.

Sipas medieve spanjolle ekipi i Barcelonës do të bëjë këtë pagesë më 1 ose 2 korrik të muajit që vjen. Një zgjedhje e tillë nuk është rastësore pasi Barcelona kërkon që të regjistrojë këtë pagesë në bilancin e sezonit 2025/26, i cili nis piëkrisht më 1 korrik.

Plani i drejtuesve të klubit është që Hansi Flick ta ketë në dispozicion 21-vjeçarin përpara datës 13 korrik, kur edhe nis zyrtarisht përgatitja për sezonin e ri në klubin katalanas.

Share This