Barcelona nuk gabon ndaj Alaves, Vitor Roque me gol dhe karton të kuq

Barcelona nuk gabon ndaj Alaves, Vitor Roque me gol dhe karton të kuq

Barcelona ka arritur të mposhtë Alaves në transfertë me shifrat 1-3.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 për katalanasit, ku Leëandoëski ishte autori i golit në minutën e 22’.

Në pjesën e dytë, Gundogan dyfishoi rezultatin në minutën e 61’ pas asistimit të Pedri.

Vitor Roque, sulmuesi brazilian më i ri i Barcelonës ishte protagonist. Në minutën e 59’ futet në fushë, dhe në të 63-tën shënon golin e tretë. Katër minuta më pas, ai ndëshkohet me kartonin e verdhë, ndërsa në të 72-tën merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë katalanasit me 10 lojtarë, raporton abc.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Alaves në vendin e 12 me 26 pikë.

Share This