Barcelona në sulm për Salah
Ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah në fund të këtij sezoni pritet ta mbyll aventurën në ‘Anfield’.
Salah sipas medieve të huaja, është duke u monitoruar nga gjiganti spanjoll, Barcelona.
As-i egjiptian në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me Liverpool-in dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Anglisë.
Barcelona thuhet se po konsideron transferimin e Salah nga Liverpooli, si një përforcim i mundshëm në skuadrën e tyre.
Ndryshe, sulmuesi egjiptian prej kohësh është i lidhur me transferimin në Arabinë Saudite, atje ku tashmë po militojnë disa nga yjet evropian.