Barcelona mposht Villarealin në një sfidë të ‘çmendur’
Barcelona e ka mposhtur në udhëtim Villarealin, me rezultat 3-4, të dielën në kuadër të La Ligës.
Dueli mes Villarealit dhe katalonasve, ka prodhuar një sfidë të ‘çmendur’ me aksion të shumta dhe shtatë gola të shënuara.
Pas vetëm 12 minutave lojë, Gavi kaloi Barcelonën në epërsi pas një asistimit të talentit Yamal (12’).
‘Blaugranat’ nuk u ndalen dhe me më ane të Frenkie de Jong dyfishuan avantazhin në 0-2.
Megjithatë, Villarreali nuk u dorëzua duke përmbysë avantazhin e Barcelonës. Fillimisht me Juan Foyth që shënoi me kokë nga afërsia (26’). Kurse, Alexander Sorloth realizoi lehtësisht nga afërsia pas një super asistimi të Alfonso Pedrazas (40’).
Vendasit furishëm e nisen pjesëlojën e dytë, duke kaluar në avantazh prej 3-2 me golin Alex Baenas (50’).
Sidoqoftë, të besuarit e Xavi Hernandez u rikthyen sërish në lojë me anë të inkuadruarit Ferran Torres (68’), i cili barazoi shifrat në 3-3.
Pikët e plota Barcelonës ia siguroi Robert Lewandowski, i cili përfitoi nga një top i kthyer dhe e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (72’).
Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitët në vendin e tretë me shtatë pikë derisa Villarreal bie në vendin e 13-të me vetëm tri pikë.