Barcelona mposht Realin në një sfidë dramatike, katalanasit bëjnë hap gjigant në garën për titull

Barcelona mposht Realin në një sfidë dramatike, katalanasit bëjnë hap gjigant në garën për titull

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridi me rezultat 4-3 në kuadër të El Clasicos e vlefshme për xhiron e 35-të.  

Real Madridi e nisi mirë ndaj Barcelonës si mysafir duke shënuar që në minuën e pestë të ndeshjes.  Gjyqtari Hernandez Hernandez akordoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Ëojciech Szczesnyt ndaj Kylian Mbappes, ndërsa më herët gaboi Pau Cubarsi.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kylian Mbappe që shënoi për 1-0.

Në minutën e 14-të, sërish Mbappe mori një top shumë të mirë dhe arriti të shënojë për 2-0, duke menduar që mbretërit do ta kenë të lehtë fitoren.

Por në minutën e 19-të, Barcelona u kthye në lojë, me Erik Garcian që arriti të shënojë për 2-1.

Në minutën e 32-të u barazuan shifrat, ku Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për 2-2.

Barcelona nuk ndalej, duke sulmuar portën e Real Madridit që ishte në shok pas këtyre dy golave.

Epërsia për katalanasit erdhi në minutën e 34-të, kur  Raphinha shënoi pas asistimit të Pedrit, për 3-2.

Ritmi i lartë i lojës sillte raste nga të dyja anët, por Barcelona arriti të shënojë edhe njëherë pa u mbyllu pjesa e parë.

Raphinha shënoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres për 4-2.

Pjesa e dytë kishte më pak raste dhe për rrjedhojë edhe më pak gola.

Mbretërit arritën të hapnin ndeshjen në minutën e 70-të, me Vinicius Junior që asistoi te Mbappe që shënoi për 4-3.

Edhe pse minutat e mbetur sollën shumë raste, ku anuluan, dy gola, për secilën nga një, tjera nuk kishte.

Barcelona mori fitoren që i afron shumë te titulli kampion.  Barcelona ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Real Madridi si i dyti ka 75 pikë.

Share This