Barcelona merr fitoren e tretë në grup, Feyenoordi dominon Lazion

Barcelona merr fitoren e tretë në grup, Feyenoordi dominon Lazion

Tri fitore në tri ndeshjet e para të Grupit H, kualifikimi shumë pranë. Barcelona, edhe pse me mungesa të shumta në formacion, ia doli të merrte pikët e plota në sfidën e shtëpisë përballë Shaktar Donetskut.

Shënuan në pjesë e parë Ferran Torres dhe Fermin, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra ukrainase shkurtoi diferencën me Sudakov nëpërmjet një kundërsulmi “vrastar”.

Në Grupin F, Feyenoordi i tregoi “dhëmbët” Lazios, duke e mposhtur thellë 3-0. Për vendësit realizoi dygolësh Gimenez, ndërsa golin e 2-0 e shënoi Zerrouki. Penalltia e shndërruar në gol nga Pedro, Lazio thjesht ngushtoi diferencën në 3-1.

Share This