
Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale, thyen Dortmundin, PSG mund Aston Villën
Barcelona ka shënuar një fitore të thellë kundër Borussia Dortmund me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League.
Goli i parë është shënuar në minutën e njëzet e pestë nga braziliani Raphinha, pas një asistimi të saktë nga Cubarsi.
Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, por spektakli i vërtetë është shfaqur në pjesën e dytë.
Vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, në minutën e dyzet e tetë, Robert Lewandowski e ka dyfishuar avantazhin pas një asistimi të Raphinha.
Sulmuesi polak nuk është ndalur me kaq, duke shënuar edhe golin e tretë të ndeshjes në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, kësaj radhe i asistuar nga Fermín Lopez.
Barcelona ka vazhduar me ritëm të lartë edhe pas golave të Lewandowskit. Në minutën e shtatëdhjetë e katrtë, Gavi është futur në lojë në vend të Lopez, dhe vetëm tre minuta më vonë, në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, Lamine Yamal e ka mbyllur ndeshjen me një gol të katërt, pas një pasimi të Raphinha.
Dortmundi, megjithëse ka bërë disa zëvendësime, nuk ka arritur të përballojë intensitetin dhe qartësinë taktike të Barcelonës, duke e përmbyllur takimin pa asnjë gol të shënuar.
Kësisoji skuadra nga Spanja shkon në ndeshjen e dytë në Dortmund në pozitë larg më komode.
Ndërkohë, PSG ka triumfuar në duel me Aston Villan, me rezultat 3-1. Edhe parisienët bëjnë hapin e madh drejt gjysmëfinaleve të Championsit.