Barcelona, La Liga frenon Messin
Rikthimi i Lionel Mesit tek Barcelona është një ëndërr që çdo i pasionuar pas futbollit shpreson të bëhet realitet tani, apo më vonë.
Është iluzioni që ka ardhur në rritje pikërisht këtë javën e fundit e kjo nga disa zëra e burime spanjolle, të cilat aprovojnë mundësinë e një huazimi të shkurtër të argjentinasit.
Sipas këtyre hipotezave, Mesi do të mund të kthehet tek Barcelona për disa muaj, pikërisht në periudhën e pushimit të kampionatit amerikan. Një teori veçanërisht e rrezikshme që në fakt i ka bërë tifozët dhe të pasionuarit të fantazojnë.
Përtej dëshirës së futbollistit, që në fakt në javët e fundit vuan nga probleme muskulore dhe vështirë se do të mund të kishte dashur ndonjë minutë më shumë në këmbë, ka menduar La Liga për të hedhur poshtë të tilla mundësi.
Sipas asaj që raportohet nga Sport, në fakt, huazimi nuk përshtatet me normat e ligjit sipas direktivave të Fair-Play financiar vendosur nga kampionati spanjoll.