Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona ka arritur një fitore të madhe ndaj Benficas sonte dhe kështu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të besuarit e Hansi Flick fituan 3-1 ndaj Benficas në “Montjuic”, me rezultatin e përgjithshëm që ishte 4-1 pas dy ndeshjeve.

Serinë e golave në ndeshjen e sontme e hapi Raphinha, i cili shënoi në minutën e 11-të.

Dy minuta më vonë shënoi Nicolas Otamendi i Benficas për 1-1.

Gjatë minutën se 27-të, ylli i ri spanjoll Lamine Yamal shënoi një gol mjaft të bukur për epërsinë e Barcelonës në ndeshje, 2-1.

Golin e tretë e shënoi Raphinha në minutën e 42-të, duke ia siguruar fitoren Barcelonës qysh në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë kah rastet e krijuara, kështu duke mos u shënuar më asnjë gol, shkruan Express.

Barcelona në çerekfinale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Dortmund – Lille.

Share This