Barcelona kërkon hetim nga UEFA për arbitrin, por në 210’ ka qenë në avantazh vetëm për 6’

Barcelona kërkon hetim nga UEFA për arbitrin, por në 210’ ka qenë në avantazh vetëm për 6’

Fundi i ndeshjes ka qenë i hidhur për ekipin e Barcelonës pasi më shumë se një përfaqësues i skuadrës u ankuan përpara kamerave për mënyrën se si kryesori Szymon Marciniak gjykoi takimin.

Hansi Flik akuzoi polakun pas takimit se të gjitha vendimet e vështira apo që konsiderohen si 50/50 i mori në favor të ekipit zikaltër. Madje shtypi spanjoll braktisi “diplomacinë” duke fajësuar “madridistin” Marciniak për penallti të mohuara dhe për vendime të njëanëshme.

Por ndeshja përveç rezultatit të përgjithshëm 7-6 ofron një të dhënë që ka nevojë për intepretim dhe mbase nxjerr ekipin katalan si një humbës që nuk pranon realitetin. Në harkun e dy duleve, ku për të vendosur fituesen u deshën plot 210’ lojë, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka qenë në disavantazh vetëm për gjashtë minuta. Në takimin e kthimit Barcelona ka shijuar avantazhin vetëm nga minuta e 87’ kur shënoi Rafinja deri në në të 93’ kur abrazoi Açerbi.

Share This