Barcelona kampione, mposht Espanyol-in

Barcelona kampione, mposht Espanyol-in

Barcelona edhe matematikisht është kampione e Spanjës pas një ndeshjeje të zjarrtë kundër rivalëve lokalë të Espanyol-it, ku talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal shkëlqeu sërish, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores dhe titullit.

Barcelona mundi Espanyol-in, me rezultat 2-0, në stadiumin ‘RCDE’, duke siguruar titullin e kampiones për sezonin 2024/25.

Lamine Yamal, ylli i ri i futbollit spanjoll, ishte protagonist absolut i ndeshjes, duke shënuar një supergol në minutën e 53-të, në një performancë që tregon se bëhet fjalë për një nga talentet më të mëdhenj në Evropë.

Espanyoli, ndonëse në shtëpi dhe në nevojë për pikë në ‘luftën’ për mbijetesë, nuk mundi të përballojë furinë e Barcelonës.

Pavarësisht një qëndrimi të fortë në pjesën e parë, nikoqirët nuk arritën të ndalnin kreativitetin dhe ritmin e lartë të ‘blaugranave’ në fraksionin e dytë të kësaj sfidë.

Goditjen e dytë Espanyol-it ia dha Lopez në lojën shtesë 90+6’ duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kjo fitore i siguron Barcelonës titullin e 28-të në histori pas tani ka 85 pikë në krye të tabelës, shtatë më shumë së Real Madridi kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të këtij sezoni.

Share This